Ajzeraj: Luftuam nuk u dorëzuam, do të provojmë shanset tona në Holandë

Almir Ajzeraj ka qenë ndër më të mirët te Drita në barazimin e merituar kundër Feyenoordit me rezultat 0-0.

Pas barazimit në Prishtinë, Ajzeraj ka thënë se Drita do të udhëtojë në Rotterdam për ta kërkuar kualifikimin në raundin tjetër.

“Kishim të bëjmë me një kundërshtar tejet të organizuar dhe të vështirë, pasi dihet që Feyenoordi është ekip i madh”.

VIDEO:

“Mirëpo, ne luftuam dhe nuk u dorëzuam deri në fund për ta mbyllur ndeshjen pa gola. Mendoj se e kemi merituar tërësisht barazim”.

“E kemi edhe një ndeshje, ku do të mobilizohemi dhe do të tentojmë ta bëjmë befasinë duke e eliminuar Feyenoordin”, është shprehur Ajzeraj.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin “De Kupi”. /Telegrafi/

The post Ajzeraj: Luftuam nuk u dorëzuam, do të provojmë shanset tona në Holandë appeared first on Telegrafi.