Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari 34 vjeçar

në autostradë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku i ka marrë jetën një të riu shqiptari dhe një italiani. Mediat në Itali raportojnë se viktimat ishin duke udhëtuar në autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto.

VIDEO:

Viktimat janë, Erik Galluzzo, 28 vjeç, me origjinë nga Mortegliano dhe shqiptari  Eder Shqalshi, një 34-vjeçar, të dy me banim në Talmassons në provincën e Udine.

Ata ishin duke udhëtuar në një furgon, por u përplasën me një kamion dhe kanë humbur jetën. Goditja mes dy mjeteve ishte shumë e fortë dhe ata ndërruan jetë në vend.

Eder Shqalshi, shqiptari që humbi jetën në aksident

Të shumtë ishin punonjësit shëndetësor që shkuan në vendin e ngjarjes, por nuk mundën dot të bënin asgjë.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë aksident, ku përveç dy viktimave ka mbetur dhe një person i tretë i plagosur.