Aksident mes një motoçiklete dhe kamionete në Suharekë, humb jetën një 22 vjeçar

<!–

–>

Një person ka mbetur pa shenja jetë në një aksident që ka ndodhur dje në fshatin Peqan të Suharekës.

VIDEO:

Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete ndërsa si pasojë e lëndimeve, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Mësohet se mosha e tij është 22 vjeçar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionetës është dërguar në mbajtje për 48.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Peqan, Suharekë, 12.09.2021 – 22:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë.

Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.