Aksident në rrugën “Agim Ramadani”, lëndohet një person

Një aksident  mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

VIDEO:

Ajo ka thënë së nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar drejtësi i motoçikletës, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 16:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Insajderi.com