Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që është shkaktuar të hënën mbrëma në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

VIDEO:

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Insajderi.com