Aksident në udhëkryqin Prishtinë – Gjakovë, shtatë persona të lënduar

LAJMI I FUNDIT

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9:00 në udhëkryqin Gjakovë-Prishtinë.

VIDEO:

Si pasojë e aksidentit mes dy veturave janë lënduar shtatë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Pas orës orës 09:00, ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore, jot ë rënda dhe më pas janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë”, tha Gashi për express.