Aksident trafiku në Istog – lëndohen 7 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bellopojë në Istog, si pasojë  janë lënduar 7 persona.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha ai.

VIDEO:

Tri aksidente të njëpasnjëshme në magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen 12 vetura Tri aksidente të njëpasnjëshme në magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen 12 vetura

Tutje u shpreh se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu edhe tri aksidente komunikacioni të njëpasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme  në magjistralen Prishtinë-Pejë – ku janë përfshirë 12 vetura.

Ndryshe, sipas raportit të policisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, 20 me persona të lënduar kurse 31 vetëm me dëme materiale. /Telegrafi/

The post Aksident trafiku në Istog – lëndohen 7 persona appeared first on Telegrafi.