Aksident trafiku në Lipjan, lëndohen dy persona

Lipjan

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Banullë të Lipjanit.

VIDEO:

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Banullë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti pohoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.