Aksident trafiku në Zhabar të Mitrovicës, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pak më parë në fshatin Zhabar të komunë së Mitrovicës.

Lajmi për aksidentin në fjalë për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

VIDEO:

Zahiti tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, derisa shtoi se personi i lënduar është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Rreth orës 15:30, në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok (Fsh. Zhabar), ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai./Insajderi.com