Aktori turk me prejardhje kosovare martohet për të dytë herë – me të njëjtën grua

Aktori, Sinan Akçil që u bë i njohur në Kosovë nga shikueshmëria e serialeve turke dhe për faktin se ai ka prejardhje shqiptare, është martuar sërish me të njëjtën grua.

Sinan u martua me aktoren dhe modelen e famshme turke Burcu Kıratlı në Konsullatën Turke në Amsterdam, Holandë, në 24 dhjetor të vitit 2018 me një ceremoni të thjeshtë martese. Një vit më vonë, çifti u divorcua.

VIDEO:

Me mediet turke raportohet se çifti i kanë thënë për herë të dytë “Po” njëri-tjetrit. Kjo u konfirmua edhe nga çifti, të cilët kanë postuar në Instagram momente nga martesa e tyre.

Ata u martuan për herë të dytë në 22 shkurt 2021 përsëri në një ceremoni të thjeshtë martesore. /Insajderi.com