Aktorja e njohur në pritje të ëmbël

Kirsten Dunst është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Ajo e bëri njoftimin për revistën “W”, gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Në fotografitë e realizuara për revistën, aktorja shfaqet e veshur me një fustan teksa ledhaton barkun e saj të rrumbullakosur.

VIDEO:

Ajo dhe Jesse Plemons u fejuan në janar të vitit  2017. Çifti nisën njohjet e para që nga viti 2016 gjatë xhirimeve të “Fargo”. /Insajderi.com