Alban Hyseni rivalizon Albin Kurtin, sikur të ishte burrështetas i drejtohet ambasadorit amerikan

Alban Hyseni

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, dje edhe zyrtarisht e ka marrë këtë detyrë.

Ai i ka dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, deri sa është pritur edhe nga kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla.

VIDEO:

Për punën e re, Hovenierin e kanë përshëndetur dhe uruar politikanë të nivelit të lartë nga pozita dhe opozita.

Mirëpo, një urim më ndryshe, ambasadorit të ri amerikan i ka ardhur nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Në urimin e tij, Hyseni tingëllon sikur të ishte politikan i nivelit qendror, që lirisht mund të krahasohet edhe me shefin e tij partiak, kryeministrin Albin Kurti.

Sipas këtij urimi të postuar në Facebook, Hyseni e rivalizon hapur për nga rëndësia që i jep vetes edhe Kurtin.

Lexojeni postimin e kryetarit të ri të Gjilanit drejtuar ambasadorit të ri amerikan:

I nderuari z.Jeff Hovenier

Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme t’ua drejtoj urimet e mia më të përzemërta për marrjen e detyrës nga ana juaj si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Jam i bindur se marrëdhëniet e përzemërta ekzistuese midis SHBA dhe Kosovës do të thellohen më tej gjatë mandatit tuaj si Ambasador. Pres që të punojmë ngushtë me ju në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe për të mirën reciproke të dy popujve tanë.

Juve ju uroj shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe lumturi, ndërsa popujve tanë paqe, progres dhe prosperitet të vazhdueshëm.

Ju lutemi pranoni, Shkëlqesi, konsideratën time më të lartë.