Albin Kurti flet pas mbledhes së dy qeverive: Do të punojmë që t’i zbatojmë marrëveshjet ekzistuese

<!–

–>

Kurti: Do të punojmë që t’i zbatojmë marrëveshjet ekzistuese.

VIDEO:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtur sot në Elbasan.

Kurti tha se do të punojnë që të realizohen marrëveshjet ekzistuese në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy shteteve tona do të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, mirënie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajonin. Progresi në numrin me marrëveshjeve do të shoqërohet më cilësi në zbatimin e tyre”, ka thënë Kurti.

“Mirëpresim këtë diskutime për ta vlerësuar bashkëpunimin tonë ekonomik të deritanishëm dhe për të shqyrtuar mundësi e shtigje të reja, për tregje të reja e për kapacitete të zgjeruara”, ka thënë më tutje Kurti.

Kurti poashtu në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes në mes të dy qeverive, tha se nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e tij kanë qenë të kënaqur me mbledhjet e kaluara.

“Unë nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e mi kanë qenë të kënaqur me mbledhjet me mbajtura dhe nuk dyshoj në qëllimet e mira”, ka thënë ai.