Albin Kurti: Kur është shpallur Pavarësia, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia!

Kryeministri kosovar

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, është duke raportuar aktualisht para deputetëve të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

VIDEO:

Ndër të tjera, ai tha se Kosovës nuk ka çka i ngutet për dialogun. Serbia duhet të ndryshojë. Tutje, Kurti shtoi se kur Kosova e ka shpallur Pavarësinë, nuk e ka menduar asnjëherë njohjen nga Serbia.

“Serbia duhet të ndryshojë. Kosova në anën tjetër nuk ka nevojë të ngutet. Kosova kur e ka shpallur Pavarësinë nuk e ka menduar asnjëherë njohjen nga Serbia. Shtetësia e Kosovës nuk varet asnjëherë nga varësia e njohjes nga Serbia”, tha ndër të tjera Kurti.