Alec Baldwin do të rrëfehet për herë të parë në një intervistë për të shtënat fatale në “Rust”, thotë se nuk ia ka idenë se si plumbi i vërtetë u shfaq në xhirime

Alec Baldwin i tha George Stephanopoulos se ai nuk e di se si u shfaqën municionet e gjalla në xhirimet e filmit “Rust”, pasi ABC News publikoi një ‘trailer’ të intervistës së tyre që do të transmetohet të enjten mbrëma.

“A nuk ishte në skenar që këmbëza të tërhiqej”, i thotë Stephanopoulos Baldwin.

“Epo, këmbëza nuk u tërhoq, unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, i thotë Baldwin.

VIDEO:

Alec Baldwin (Foto: Twitter)

“Pra, nuk e tërhoqët këmbëzën?”, vazhdon Stephanopoulos.

“Jo jo jo. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe nuk do të tërhiqja këmbëzën, kurrë”, ka thënë më tej Alec.

I gjithë konteksti i përgjigjes së tij nuk ishte i qartë.

Në klipet e publikuara, 63-vjeçari thotë gjithashtu se ‘nuk e ka idenë’ se si një plumb i vërtetë ka rënë në set.

“Dikush vendosi një plumb të vërtetë në një armë. Një plumb që as që duhej të ishte në pronë”, tha ai.

Aktori do të realizojë një intervistë me George Stephanopoulos të ABC News për një orë speciale nesër mbrëma për të folur rreth asaj që ndodhi në xhirimet e filmit “Rust”. Kjo do të jetë intervista e parë e gjerë e tij për të mësuar për atë që ndodhi javë më parë.

“Kam bërë mijëra intervista në ABC News gjatë 20 viteve të fundit. Kjo ishte më intensivja që kam përjetuar ndonjëherë”, tha Stephanopoulos në Good Morning America të mërkurën.

Ai tha se Baldwin ‘kaloi në detaje për atë që ndodhi në set atë ditë’ dhe foli për takimin me familjen e Halyna Hutchins. Intervista zgjati një orë e 20 minuta.

Intervista speciale do të transmetohet të enjten në orën 20:00 ET, dhe gjithashtu do të transmetohet në mbrëmje në Hulu. /Telegrafi/

The post Alec Baldwin do të rrëfehet për herë të parë në një intervistë për të shtënat fatale në “Rust”, thotë se nuk ia ka idenë se si plumbi i vërtetë u shfaq në xhirime appeared first on Telegrafi.