Aletico Madridi dhe Porto, ndahen në paqe

Atletico Madridi dhe Porto kanë zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 0-0.

Skuadrat nuk rrezikuan aq shumë, pasi rasti i parë erdhi në minutën e 28-të, kur Luis Diaz i Portos kërkoi penallti, por pas rishikimit të VAR, nuk u akordua.

VIDEO:

Pjesa e parë nuk solli më raste të tjera.

Edhe në pjesën e dytë, ishte vetëm një rast i mirë, kur Diogo Costa asistoi te Angel Correa, i cili nuk qëlloi cakun.

Porto shënoi në minutën e 81-të, me Mehdi Taremin, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në fund të dy skuadrat u ndan baras në fund 0-0, duke ndarë nga një pikë. /Telegrafi/

The post Aletico Madridi dhe Porto, ndahen në paqe appeared first on Telegrafi.