Almeda Abazi shijon muajin e fundit të shtatzënisë

Modelja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Almenda Abazi është duke e shijuar muajin e fundit të shtatzënisë së dytë, përcjell Insajderi.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman, së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

VIDEO:

Aktorja ka ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka shkruar, ”Nëntë muaj shtatzënë”.

Komplimentet për bukuroshen nuk kanë munguar nga miqtë dhe ndjekësit e saj të shumtë.

Tolga dhe Almenda janë prindër të një djali të quajtur Efehan./Insajderi.com.