Ambasada e SHBA-së në Kosovë : Urdhri i Biden, ofron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze për stabilitetin në Ballkan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me urdhrin e fundit të presidentit amerikan Joe Biden, për angazhimin e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Insajderi.

Në komunikatën e ambasadës amerikane thuhet se “urdhri i Biden, ofron mjete të reja për t ‘ iu përgjigjur kërcënimeve më serioze për stabilitetin në të gjithë rajonin — korrupsionin, veprimet që dëmtojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”.

VIDEO:

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zgjeruar fushëveprimin e aktit për bllokimin e pronës së personave që kërcënojnë përpjekjet stabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Urdhri i nënshkruar nga ai përfshin ish-vendet e ish- Republikës së Jugosllavisë dhe Shqipërinë.

Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA. /Insajderi.com