Ambasadori Abbott uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, shkruan Insajderi.

Abbott përmes një postimi në Facebook, ka uruar që festa e Kurban Bajramit të sjellë shëndet e paqe për gjithë besimtarët në Kosovë dhe në gjithë botën.

VIDEO:

“Ju uroj të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha). Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja”, ka thënë ai.

Ndryshe, besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Festen e Kurban Bajramit e kanë uruar për kosovarët edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urimi i kësaj ambasade nis në gjuhën shqipe, duke vazhduar shkrimin në gjuhën angleze, ku urohet një festë e shëndetshme.

“Me Fat Kurban Bajrami”, thuhet në urimin e tyre në rrjetin social Facebook.Insajderi.com