Ambasadori amerikan ka një porosi për pozitën dhe opozitën kosovare

Ambasadori amerikan

Ambasadori i ri  i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier në ditën e dytë të punës  i ka bërë thirrje pushtetit në Kosovë që të angazhohet për bashkëpunim me opozitën.

VIDEO:

Këtë mesazh ai e dha sot në takimin që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha se përveç kësaj, duhet angazhim edhe në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve si dhe sigurimin e lirisë fetare.

Postimi i plotë nga Hovenier:

Me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca diskutuam prioritetet e përbashkëta legjislative SHBA-Kosovë, duke përfshirë rëndësinë e angazhimit me opozitën, mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve etnike dhe sigurimin e lirisë fetare. Mezi presim të vazhdojmë marrëdhëniet tona produktive me Kuvendin.