Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut thotë se s’duhet përkatësia etnike në letërnjoftime

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, tregon se përse është kundër asaj që të vendoset përkatësia etnike në letërnjoftime, njofton Insajderi.

Ai sqaroi se për momentin në BE është e ndaluar që përkatësia etnike, fetare dhe elemente të tjera, të vendosen në letërnjoftime, mirëpo secili vend anëtar i BE-së e rregullon veças këtë çështje, ndërsa nga vera e këtij viti siç tha ai më tej, kjo gjë do të jetë e ndaluar edhe për BE-në edhe për vendet antare të saj, dhe Maqedonia e Veriut, si vend kandidat, duhet që legjilativën e saj ta ketë në pajtim me atë të Bashkimit Evropian.

VIDEO:

“Sa i përket pyetjes suaj për zgjidhje ligjore relevante, më duhet të ju them se kjo i përket pjesës së mbrojtjes së të dhënave personale dhe është shumë me rëndësi  në procesuimin e atyre informacioneve pra në BE, në atë moment në procesuimin e informacioneve në BE, përkatësia etnike, përkatësia fetare ose elemente të tjera për momentin në BE janë të ndaluara. Nga muaji gusht 2021 pritet një direktivë e tillë të miratohet në nivel të BE-së dhe vendeve antare të saj” tha Geer, shef i Delegacionit të BE-së.

E kryeministri i vendit fqinj, Zoran Zaev, i cili pati deklaruar se e përkrah iniciativën për vendosjen e përkatësisë etnike, tani thotë se duhet të ju përshtaten legjilativës së BE-së, sepse duam të bëhemi anëtare e saj.

“Si vend kandidat për anëtarësim në BE. Çdoherë për ne e domosdoshme është që legjislativa vendore të jetë në pajtim me rregullativën evropiane. Kështu që në gusht, shtator ose tetor, kur të fillojë BE të debatojë për këtë çështje, do të përfshihemi edhe ne. Sigurisht që së fundmi i ndjekim të gjitha vendimet dhe rregullativat evropiane sepse duam të bëhemi antare të BE-së”, thotë Zaev.

Edhe një tjetër reagim negative për këtë çështje. Nga Komiteti i Helsinkit thonë se me vendosjen e grafës për përkatësisë etnike, minohet identiteti qytetar.

Ndërkaq, kreu i VMRO-së opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se është pro kësaj iniciative, por me një kusht, që të shkruhet Republika e Maqedonisë dhe jo Republika e Maqedonisë së Veriut. E kjo gjë për pushtetin është e pa pranueshme, pasi siç thonë është në kundërshtim me ligjin. /Insajderi.com