Ambasadori Kosnett i uron fat Kosovës në ndeshjen me Spanjën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i ka uruar fat kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme kundër Spanjës që do të luhet në Sevilla, njofton Insajderi.

Kosnett me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se është gjithmonë moment krenar kur luan nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium.

VIDEO:

“I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijën e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium”, ka shkruar Kosnett.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sot me Spanjën pas ndeshjes së parë kualifikuese në Botërorin ‘Katar 2022’, që e pati me Suedinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Insajderi.com