American School of Kosova dhe Wiseword KS ofrojnë mundësi studimi në mbi 1000 universitete botërore!  

Edukimi i fëmijëve është sfida më e madhe për çdo prind. Tashmë në këtë rrugë janë dy partnerë të rinj që lehtësojnë barrën tuaj. Wiseword Kosova dhe American School of Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen e përbashkët që do t’i bëjë tërësisht të qasshme studimet jashtë vendit!

Wiseword Kosova do t’i mundësojë studentëve të American School of Kosova të njohin sa më shpejtë dhe mirë mundësitë për studime në mbi 1000 shkolla, kolegje e universitete partnere.

VIDEO:

Wiseword Kosova do të organizoj panaire edukimi e do të jetë prezent në College Info Nights për studentët e ASK-së dhe prindërit e tyre dhe do të organizoj sesione informuese me interes të veçantë të studentëve të ASK-së në ambientet e ASK-së.  Aplikimi është i thjeshtësuar që t’ju lehtësoj këtë proces gjithë studentëve të interesuar për studime jashtë vendit duke u realizuar përmes personave përgjegjes nga ASK dhe Wiseword Kosova.

Studentët e ASK-së do të mund të kenë qasje të plotë dhe direkte në të gjitha shërbimet që ofron Wiseword Kosova, duke nisur nga asistimi në mësimin e gjuhëve të huaja dhe përgatitjen për testet standarde, gjetjen e shkollës apo universitetit jashtë vendit, mundësinë për qasje në bursë, shkollim me kosto të papërfillshme apo zero, përgatitjen e dosjes/profilit për të qenë një konkurrent ideal në çdo institucion edukimi, aplikimin për studime në çdo vend të botës, aplikimin për vizë si edhe gjetjen e vend-qëndrimit /akomodimit.

Wiseword Kosova dhe ky bashkëpunim me ASK do të sjellë ndryshimin e domosdoshëm në fushën e edukimit!

The post American School of Kosova dhe Wiseword KS ofrojnë mundësi studimi në mbi 1000 universitete botërore!   appeared first on Telegrafi.