Amerikania vdiq pasi mushkëritë e transplantuara ishin të infektuar me coronavirus

Mjekët nga Michigan konfirmuan se pacienti i cili kishte bërë një transplant të mushkërive në fund të vitit të kaluar vdiq pas dy muajsh sepse më vonë u përcaktua që dhuruesi ishte infektuar me coronavirus, megjithëse gjetjet e para treguan se ishte negativ.

Ekspertët nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Michiganit, deklaruan se ky mund të jetë rasti i parë i provuar në SHBA i infeksionit me virus përmes transplantimeve të organeve, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

Kirurgu që trajtoi mushkëritë e dhuruesit gjithashtu u infektua dhe u sëmurë, megjithatë, ai arriti të shërohej. Besohet të jetë një rast i izoluar, i vetmi i konfirmuar në gati 40 mijë transplantime të kryera në Amerikë, raporton nypost.

Mushkëritë iu morën një gruaje që vdiq në një aksident automobilistik dhe iu transplantua një gruaje që vuante nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Operacioni u krye gjithashtu në Spitalin Universitar Ann Arbor.

Tre ditë pas operacionit, gruaja që mori mushkëritë zhvilloi ethe, presioni i saj i gjakut ra dhe gjithnjë e më vështirë merrte frymë. Pas ekzaminimeve, regjistrimet treguan një infeksion të mushkërive. Ndërsa gjendja e saj u përkeqësua, ajo kishte probleme edhe me zemrën.

Përfundimisht, gjendja e pacientit u përkeqësua dhe disa organe dështuan. Pavarësisht, të gjitha terapitë e njohura u përdorën për të trajtuar infeksionin, duke përfshirë remdesivirin dhe plazmën e gjakut nga njerëzit që ishin shëruar nga coronavirusi, ajo përfundimisht u vendos në një pajisje ECMO. Sidoqoftë, të gjitha këto përpjekje ishin të kota dhe pacienti vdiq 61 ditë pas transplantimit. /Telegrafi/

The post Amerikania vdiq pasi mushkëritë e transplantuara ishin të infektuar me coronavirus appeared first on Telegrafi.