Ana e ‘Përputhen’ me deklaratë të papritur për vjehrrën dhe vjehrrin e saj

Ana thotë se vjehrrive do ia lante edhe këmbët

Ana Lleshi, një nga ish konkurrentet e Për’puthen ka folur në rubrikën “Trotuar” në E diell për mënyrën se si kanë ndryshuar kohët.

E ulur në dysheme, Ana tha se në ditët e sotme ka vajza që nuk duan të jetojnë me vjehrrën dhe vjehrrin.

VIDEO:

Ajo shtoi se do të ndihej e gabuar, ndërsa Bledi Mane e ironizoi duke thënë se Ana do ia lante këmbët vjehrrit cdo natë me ujë e me kripë.

Ana: Sot ka vajza që nuk duan të jetojnë me vjehrrën dhe vjehrrin.

Nëse partneri im do i kishte prindërit gjallë, nuk ka gjë të keqe të jetosh me ta.

Unë do ndihesha e bekuar, do i rrija në 5 e në 3, pronto do t’i rrija.

Jam njeri që dua shumë dashuri, flas për Anën. Ti na flet për tradita, por tradita nuk ke.

Vjehrra kudo që je, të dua.

Bledi: Ana do lante këmbët me ujë e me kripë.

Ana: Do ia laja, është shenjë respekti.