Ana Kauri debuton me buzëqeshjen e saj të re dhe ka një njoftim

Ana Kauri hyri në llogarinë e saj në Instagram, për një njoftuar për sipërmarrjen e saj të re. Pasionin për modën dhe veshjet ajo po e centralizon në një butik online që sapo ka hapur, njofton Insajderi.

Teksa njoftonte të gjithë për nismën e saj, ajo debuton më ndryshimin e saj të ri. Në mes të prillit ajo kishte njoftuar se do i nënshtrohej disa ndërhyrjeve dentare për të korrigjuar buzëqeshjen e saj.

VIDEO:

Më poshtë mund të shihni një fotografi të shkëputur nga videoja e saj.

Ky nuk është ndryshimi i parë i ish-konkurrentes, që kur u bë e njohur nga “Për’puthen”.

Sa ishte akoma konkurrente në emisionin e dashurisë, Ana Kauri injektoi mbushës për të rritur volumin e buzëve të saja. Katër muaj më parë, ajo u shpreh se ky ndryshim ishte vendim i momentit.

“Thjesht ishte një vendim i momentit”, thotë ajo duke shtuar se akoma nuk ka arritur në rezultatet e kënaqshme. Doja më pak, por buza ime ishte shumë e ndjeshme, s’kisha injektuar asnjëherë.”

Në fillim të marsit ajo njoftoi se ndërhyrja që kishte kryer ishte më invazive se injektimi i buzëve. Ajo i ishte nënshtruar rinoplastikës për të korrigjuar hundën.

Sa ka ndryshuar Ana ndër vite në gruan që është sot, më së miri na e tregon paraqitja e saj në videoklipin e Irkenc Hykës për këngën “Lule pa erë” në vitin 2016. /Insajderi.com