Analisti Baraliu: Albin mos rreziko, binde edhe opozitën për ta votuar Vjosa Osmanin

Bleron Baraliu

Analisti Bleron Baraliu para seancës që pritet të mbahet për votimin e presidentit të ri ka bërë thirrje për reflektim dhe konstruktivitet.

VIDEO:

Në një shkrim në Facebook, Baraliu ka thënë se nuk bën në asnjë mënyrë që të shkojmë në zgjedhje.

Ai ka thënë se nëse Kurti nuk i siguron 80 vota, atëherë duhet të fillojë konsultimet me opozitën që t’i bind për të votuar Vjosa Osmanin.

Baraliu ka shkruar se “arroganca, ja votoni ja shkojmë në zgjedhje është e papërgjegjshme edhe destruktive”.

“Mos Albin, mos rreziko kaq banalisht nje fitore te ndërtuar nen një konstalacion unik te yjeve te favorshme.  Binde edhe opozitën e mbetur te votoj për President(e), cila do qofte ajo (apo ai)”, ka shkruar ai.