Analisti serb: Koha e liderëve të UÇK-së në Kosovë po kalon, por jo politika e tyre

Dragomir Andjelkoviq

Analisti politik serb, Dragomir Andjelkoviq ka thënë se Serbia nuk interesohet se kush do të zgjidhet president i Kosovës, për arsyen e thjeshtë se të gjithë politikanët shqiptarë “ndjekin të njëjtën politikë shkëputëse dhe nuk ka asnjë ndryshim”.

VIDEO:

“Faktori ndërkombëtar është i rëndësishëm. Nëse nuk bëjnë presion, të gjithë do të sillen shumë agresivisht dhe do të mundohen të fitojnë vlerësim midis votuesve të tyre duke shprehur qëndrimin më negativ ndaj Beogradit”, tha Andjelkoviq.

Ai theksoi se fuqitë perëndimore “duan t’i eleminojnë ngadalë politikanët nga UÇK-ja, por jo të heqin dorë nga politikat e tyre”.

“Ajo politikë do të vazhdojë të jetë në ballë. Ajo për të cilën luftoi UÇK-ja, të gjithë politikanët shqiptarë do të luftojnë,vetëm në një mënyrë tjetër. Perëndimi duhet të lajë skenën politike të Kosovës, për ta bërë atë të duket më e civilizuar dhe paqësore. Vetëm për arsye të marketingut , ata po eliminojnë ngadalë anëtarët e UÇK-së në politikë. Unë mendoj se vetëm aktivitetet e tyre aktive politike po marrin fund”, tha Andjelkoviq.