Analizë, parashikim dhe lojtarët më të mirë të të dyja skuadrave: Spanjë – Kosovë

Spanja do të jetë sot (e mërkure) nikoqir i Kosovës për takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2022 në Katar.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Estadio La Cartuja”, e që Dardanët i pret një takim aspak i lehtë.

Në takimin e parë, Spanja kishte barazuar 1-1 me Greqinë, derisa me Gjeorgjinë kishte marrë një fitore të përvuajtur 2-1.

Skuadra që drejtohet nga Luis Enrique është mbrapa liderit të Grupit B, Suedisë, që ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të luajtura.

VIDEO:

Në anën tjetër, Kosova e filloi këtë kampanjë me humbje 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë suedezëve.

Kështu pritet të luajë Spanja përballë Kosovës - Enrique mund t'i bëjë disa ndryshime nga ndeshja me Gjeorgjinë Kështu pritet të luajë Spanja përballë Kosovës – Enrique mund t'i bëjë disa ndryshime nga ndeshja me Gjeorgjinë

Bernard Challandes do të kërkojë nga lojtarët tonë që sot të kërkojnë vetëm rezultatin pozitiv dhe të shfaqin një paraqitje nga shteti që ende nuk e njeh Republikën tonë.

Si parashikohet takimi

Spanja cilësohet si favoritë në letër për këtë takim dhe parashikohet me gjasat 1/7 nga Sport Nation.

Kosova vlerësohet me 17/2, mirëpo që tanët shpresojnë në formë të dobët të spanjollëve si në dy takimet e fundit.

Përballjet

Është hera e parë në histori të dy ekipeve që garojnë qoftë në ato të FIFA-s apo të UEFA-s

Lojtarët që duhet shikuar

Spanja ka disa opsione në sulm dhe parashikohet që Alvaro Morata e Ferran Torres të shënojnë në këtë takim.

Në anën tjetër, për Përfaqësuesen e Kosovës është vlerësua më lartë Vedat Muriqi, që ka gjasa më të mëdha të shënojë, derisa nuk përjashtohen as Arbër Zeneli e Milot Rashica.

Spanjë – Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve – Challandes pritet të ndryshojë skemën dhe disa nga lojtarët Spanjë – Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve – Challandes pritet të ndryshojë skemën dhe disa nga lojtarët

Statistika të tjera

Spanja ka shënuar herët në katër takimet e fundit, derisa Kosova ende duhet të punojë në fazën ofanzive.

Furia e Kuqe ka lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha evropiane, mirëpo nuk duhet përjashtuar edhe kualitetet e lojtarëve të Kosovës që kanë shumë talentë dhe në çdo rast mund të ndëshkojnë me gol, ashtu siç bën ndaj Anglisë. /Telegrafi/

The post Analizë, parashikim dhe lojtarët më të mirë të të dyja skuadrave: Spanjë – Kosovë appeared first on Telegrafi.