Ancelotti i matur: Nuk jemi favoritë ndaj Barcelonës, do të jetë ndeshje e barabartë

Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, ku shtoi se i pret një lojë e barabartë të mërkurën mbrëma.

Trajneri italian hodhi poshtë ata që skuadra e tij është favorite dhe pranoi gjithashtu se ai nuk ka vendosur ende për formacionin startues.

VIDEO:

“Do të isha i shqetësuar nëse lojtarët do të mendonin që jemi favoritë, por ata nuk mendojnë kështu”.

“Ata mendojnë se duhet të japim gjithçka për të fituar”.

“Këto ndeshje janë gjithmonë të barabarta, pa marrë parasysh distancën në La Liga. Ashtu siç ishte ndeshja në La Liga”, deklaroi trajneri.

Sa i përket dyshimeve për ekipin e tij, Ancelotti shpjegoi se ka vetëm dy fusha ku ai nuk është i sigurt, ku i pari është Dani Carvajal, ndërsa tjetri mes Rodrygo dhe Marco Asensio.

Italiani vlerësoi kundërshtarët, duke vënë në pah disa nga lojtarët më të rinj të Barcelonës që kanë bërë përshtypje së fundmi, duke veçuar Gavin dhe Nicon. /Telegrafi/

The post Ancelotti i matur: Nuk jemi favoritë ndaj Barcelonës, do të jetë ndeshje e barabartë appeared first on Telegrafi.