Andy Carroll shënoi dy gola të jashtëzakonshëm brenda dy minutave, por të dy iu anulohen për pozitë jashtë loje

Sulmuesi anglez i Reading, Andy Carroll shënoi dy nga golat më të mirë të karrierës së tij të martën mbrëma, por që të dy iu anuluan për pozicion jashtë loje në hapësirën e dy minutave.

Reading u mposht në shtëpi me rezultat të thellë 7-0 nga Fulhami në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Championship.

Golat në këtë përballje për klubin londinez u shënuan nga Harry Wilson (13’, 60’), Aleksandr Mitrovic (45+, 89’), Kenny Tete (68’), Neeskens Kebano (70’) dhe Abdul-Nasir Adarabioyo (75’).

VIDEO:

Megjithatë, vendasit ishin të pafat me anulimin e dy golave dhe të dy ishin të jashtëzakonshëm dhe të shënuar nga sulmuesi anglez, Andy Caroll.

Reading kaloi fillimisht në epërsi me golin e Wilson dhe Carroll mendoi se kishte barazuar 1-1 për ‘Royals’ me një goditje spektakolare me biçikletë.

 

Megjithatë, goli i tij i jashtëzakonshëm u anulua me shpejtësi nga gjyqtari anësor, me ri-përsëritjet që treguan se sulmuesi ishte disa metra jashtë loje.

Vetëm një minutë më vonë, Carroll pranoi një top me gjoks jashtë zonës së 16-metërshit përpara se të gjuante një goditje të pabesueshme në këndin e sipërm.

 

Por për zhgënjimin e tij, flamuri i linjës u ngrit për herë të dytë. Carroll ishte kthyer nga një pozicion jashtë loje përpara se të merrte topin.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për ish-reprezentuesin anglez dhe Reading, Fulham do të dyfishonte epërsinë e tyre përpara pushimit, ndërsa në pjesën e dytë londinezët shënuan edhe pesë gola tjerë për t’i shkaktuar një humbje të hidhur. /Telegrafi/

The post Andy Carroll shënoi dy gola të jashtëzakonshëm brenda dy minutave, por të dy iu anulohen për pozitë jashtë loje appeared first on Telegrafi.