Ankohet vajza e Jakup Krasniqit: Donika Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJ-së t’ua dërgojmë gjërat esenciale në Hagë

<!–

–>

VIDEO:

Vajza e Jakup Krasniqit: Donika Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJ-së t’ua dërgojmë gjërat esenciale në Hagë.

Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka thënë se ministrja Donika Gërvalla ua ka ndaluar që përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme t’ua dërgojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë gjërat esenciale.

Vajza e Krasniqit ka thënë se deri tani, krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë ua kanë dërguar gjërat esenciale përmes kësaj ministrie.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Krasniqi.