Anthony Joshua shfaq fizikun e ‘frikshëm’ para meçit me Oleksandr Usyk

Anthony Joshua ka shfaqur fizikun e tij të ndërtuar me shumë mund para 12.5 milionë ndjekësve të tij në Instagram.

Kampioni i peshave të rënda është duke u përgatitur që të përballet me ukrainasin e pamposhtur, Oleksandr Usyk më 25 shtator.

WBO prish planet për meçin e shekullit: Anthony Joshua urdhërohet të luftojë ndaj Oleksandr Usyk WBO prish planet për meçin e shekullit: Anthony Joshua urdhërohet të luftojë ndaj Oleksandr Usyk

VIDEO:

Derisa kaloi disa muaj në pushime, Joshua është rikthyer në stërvitje intensive që të jetë gati për duelin që zhvillohet pas më shumë se dy muajsh.

“Jam i lumtur që punoj”, ishte mbishkrimi në foto i AJ, derisa mori shumë pëlqime nga ndjekësit në rrjetin social.

Transformimi trupor i Oleksandr Usyk i ka zënë në befasi edhe kundërshtarët e tij Transformimi trupor i Oleksandr Usyk i ka zënë në befasi edhe kundërshtarët e tij

Postimi i Joshuas vije pak ditë pasi mori një paralajmërim nga trajneri Peter Fury për përballjen e tij.

Peter, që është nip i Tyson Furyt, ka thënë se Usyk është një kundërshtar tejet i vështirë dhe i papërshtatshëm. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anthony Joshua (@anthonyjoshua)

The post Anthony Joshua shfaq fizikun e ‘frikshëm’ para meçit me Oleksandr Usyk appeared first on Telegrafi.