Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe

Apple ka rregulluar të gjitha lokacionet në territorin e Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhen shqipe.

Apple Maps tashmë ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, dhe kjo ndoshta pas “presionit” të vazhdueshëm, sepse kujtojmë se më herët Apple Maps nuk e kishte as emrin e shtetit të Kosovës në aplikacionin e saj, por ai u vendos pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Pasi emri i shtetit të Kosovës u vendos në Apple Maps, emrat e qyteteve dhe fshatrave kishin mbetur ende në gjuhën, por ato kanë ndryshuar para disa ditësh dhe janë bërë të gjitha në gjuhën.

VIDEO:

Po ashtu, janë përmirësuar edhe disa prej lokacioneve te cilat veçse ishin te rregulluara tashme në shqip, si: Prishtina-Prishtinë, Mitrovica-Mitrovicë, Peja-Pejë dhe disa qytete tjera.

Por duket se jo të gjitha emrat kanë ndryshuar dhe janë bërë në gjuhën shqipe.

Emrat e disa lumenjve dhe liqeneve në Kosovë janë ende në gjuhën serbe dhe duket se po punohet që edhe ato të ndryshojnë dhe të shënohen në gjuhën shqipe. /Telegrafi/

The post Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe appeared first on Telegrafi.