Arben Gashi: Nuk e di që ka sot seancë për Presidentin!

Shefi i GP të LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit, “kurdo që ajo do të mbahet”.

VIDEO:

Gashi është shprehur se Grupi Parlamentar i LDK-së ende nuk ka marrë ftesë zyrtare për seancën e paralajmëruar për votimin e presidentit.

Ka thënë se nuk është në dijeni që seanca mbahet sot.

“Unë nuk e di që ka seancë [për votimin e presidentit, v.j]. Nuk e di që ka sot”, ka thënë Gashi për Insajderin. “Ne nuk kemi ftesë, por ne si Grup Parlamentar dhe si Kryesi e LDK-së kemi qëndrim që do të marrim pjesë në seancë kurdo që mbahet seanca”.

Gashi ka ripërsëritur qëndrimin e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LDK-së, organe partiake të cilat gjatë kësaj jave morën vendimin për qëndrim në seancën e votimit të presidentit.