Arben Zharku flet pas suspendimit nga pozita e Drejtorit të QKK-së

Arben Zharku është suspenduar nga pozita e Drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Zharku, i cili ka thënë së se është një procedurë e zakonshme deri sa Komisioni i MKRS-së t’i trajtojë çështjet e e ngritura nga këshilli.

VIDEO:

“Po është e vërtetë për pezullimin tim nga puna. Është procedurë normale suspendimi deri sa Komisioni i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i trajtojë çështjet e ngritura nga Këshilli Drejtues dhe të dalë me konstatim”, ka thënë ai.

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës e ka pezulluar nga detyra drejtorin e QKK-së pas kthimit të tij nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë.

Zharku ishte emëruar në pozitën e drejtorit të QKK-së në shkurt të vitit 2018.

Në këtë festival ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Insajderi.com