Arbenita konfirmon shtatzëninë duke shpërndarë dhurata në vlerë të mijëra eurove

Ishte një fotografi e shkrepur gjatë martesës së Arbenita Ismajlit me Feron, që nxori zbuluar se modelja është në pritje të ëmbël.

Çifti që së fundmi njoftuan për martesën e tyre, po presin fëmijën e tyre të parë dhe sipas burimeve të “Prive”, është vajzë, njofton Insajderi.

VIDEO:

Gjatë ditës, me anë të një postimi në llogarinë e saj, Arbenita konfirmoi pritjen e ëmbël duke shkruar, “Jam shtatzënë”. Ajo nuk zbuloi gjininë e foshnjës.

Në postimin modelja jo vetëm që konfirmoi shtatzëninë, por njoftoi se në partneritet me një llogari në Instagram, ajo po dhuron plot dhurata në vlerë prej 25 mijë funtesh (29 mijë euro)

“Për të festuar unë kam vendosur të marr pjesë në një dhurim!”, shkruan ajo në postimin e saj. /Insajderi.com