Ardian Kastrati i PDK-së ia lë Kurtit “xhipin e zi” tek ulësja në Kuvend

Seanca e Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vendosur disa xhipa të zinj në formë lodre në afërsi të ulëses së kryeministrit Albin Kurti, si shenjë ironizuese për shfrytëzimin e mjeteve shtetërore për fushatë në zgjedhjet lokale.

VIDEO:

“Dua të ndalem në dy pika se si po mundohen qeveria dhe Kryeministri mi arsyetu këto pika të projektbuxhetit. Miliona për këtë kategori. Pyetja është sa ka nda ai për këta xhipat e zi. Albini thoshte politikanët me xhipat e zi, me truproje etj. Etj. Vazhdoi retorika e tij. Koha e sotme na tregoi për 15 xhipa 20 xhipa. Me këto retorika nuk mbrohet ky buxhet”, deklaroi ai.

“Njerëzit nuk dojnë më retorika boshe dhe nuk fitohen zgjedhjet për inati të PDK-së e LDK-së, por kërkohet program serioz. Ju dukeni shumë të djathtë sepse i keni hapë luftë sindikatave, të cilat çdo ditë po protestojnë”, shtoi tutje ai në seancë.