Arkitekti i sukseseve, Kuka: As vet nuk kam qenë aq optimist se do t’i fitojmë dy medalje të arta

Trajneri i sukseseve, Driton Kuka, ishte ndër ata që morën fjalën me rastin e kthimit të të olimpistëve të artë të të Kosovës nga Japonia.

Ekipi jonë i xhudos arriti sukses historik në ‘Tokio 2020’ duke i fituar dy medalje të arta dhe arkitekt i gjithë kësaj arritjeje është padyshim trajneri i papërsëritshëm i xhudos.

Në fjalën e tij, Kuka falënderoi Majlinda Kelmendin, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në ‘Rio 2016’, në mënyrë që xhudistët tanë të vazhdojnë rrugëtimin dhe tash Kosova t’i ketë tri medalje të arta.

VIDEO:

Arrin ekipi i xhudos në Kosovë: Krenaritë e vendit pas pak çastesh u drejtohen qytetarëve Arrin ekipi i xhudos në Kosovë: Krenaritë e vendit pas pak çastesh u drejtohen qytetarëve

Ai ka thënë se pret që suksesin e xhudos ta ndjekin edhe sportet tjera dhe të arrijnë në nivele të larta.

Trajneri e ka quajtur një mrekulli faktin që Kosova ka tri medalje të arta olimpike duke thënë se kishin shkuar në Japoni për medalje, mirëpo aq optimistë për t’i fituar dy medalje të arta nuk kishte qenë as vet.

Në vazhdim i ka falë nderuar të gjithë të pranishmit duke nisur nga krerët e politikës, Komitetin Olimpik të Kosovës, Federatën e Xhudos dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij suksesi. /Telegrafi/

The post Arkitekti i sukseseve, Kuka: As vet nuk kam qenë aq optimist se do t’i fitojmë dy medalje të arta appeared first on Telegrafi.