Armend Muja: Albin Kurti sakrifikoi kur mori vaksinën kundër Covid-19

Deputeti i VV-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thënë për kryeministrin e zgjedhur, Albin Kurtin, se ky i fundit u sakrifikua në momentin kur mori vaksinën kundër Covid-19.

VIDEO:

Sipas tij, Kurti këtë veprim e bëri që të transmetojë mesazh tek shoqëria.

“Kjo është sakrificë, që bëri zoti Kurti, sepse ai e ka kaluar COVID-19, kjo është formë kur ai me veprimin e tij u mundua të transmetojë tek shoqëria se vaksina është e sigurt dhe duhet të merret, kjo është bërë edhe në Amerikë”, është shprehur Muja.

Tutje, Muja vaksinimin e Kurtit e konsideron si veprim për t’i bindur popullin se nuk ka diçka të vërtetë nga thashethemet dhe konspiracionet që janë përhapur.

Nëse i shikoni lajmet ndërkombëtare dhe lajmet rajonale, kjo lloj vaksine ka shumë thashetheme, dhe Kurti vendosi kështu që për të përçuar një mesazh të sigurisë së vaksinimit,” – shtoi ai në “Direkt”.