Armend Muja ironizon me drejtshkrimin e Abelard Tahirit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka ironizuar me kolegun e tij në Parlament nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri.

Në media janë publikuar disa formularë të deputetëve e aty shihet një i tillë të cilën e ka mbushur Abelard Tahiri, por që ka “gabime gjuhësore” sidomos në “shtimin e shkronjës Ë”.

VIDEO:

Për këtë ka pasuar edhe ironizimi i Mujas.

“Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet ‘me inicitivenë e shefit të grupitë parlamentarë të PDK, Abelardë Tahiri përë të diskutuarë përë problemetë në arsimë’. Koincidentalisht PDK ka ftuar debat parlamentar për sfidat në arsim këtë javë”, ka ironizuar  Muja në Facebook.

Pos aplikacioni i Tahirit, janë publikuar edhe formularë të tjera ku problem i madh shihet të jetë “shkronja Ë”. /Insajderi.com

Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet ‘me inicitivenë e shefit të grupitë parlamentarë të PDK, Abelardë Tahiri përë të…

Posted by Armend Muja on Tuesday, 4 May 2021