Armend Zemaj flet pas mbledhjes së LDK-së: Shumica e kryetarëve aktualë u nominuan për të rikandiduar

<!–

–>

VIDEO:

Zemaj: Shumica e kryetarëve aktualë u nominuan për të rikandiduar.

Lidhja demokratike e Kosovës ka nominuar shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj pas mbledhjes tha se përveç nominimit të kandidatëve në këtë mbledhje u diskutuan edhe çështje të tjera, si organizimi nëpër degë, përgatitja për asamble etje.

“Ishte një numër i të nominuarëve që morën edhe përkrahjen e kryesisë. Shumica e kryetarëve aktualë u nominuan për të rikandiduar. Organizimin nëpër degë, përgatitja për asamble. Përgatitja e forumit të gruas, forumit të rinisë. Raportuan grupet e punës”, tha ai.