Armina Mevlani rikrijon një veshje të saj nga klasa e shtatë

Bukuroshja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku nuk i kursen këshillat e vazhdueshme për modën, për ndjekësit e saj të shumtë.

Së fundmi, modelja e njohur ka treguar se si ka arritur të rikrijojë dhe t’i japë frymë moderne të ditëve të sotme, një veshje që ajo kishte veshur në klasë të shtatë.

VIDEO:

Armina Mevlani në vitin 2004 (Foto: Armina Mevlani/Instagram)

Bëhet fjalë për një palë tuta sportive ngjyrë rozë, të cilat me pak rimodelim janë përshtatur dhe Mevlani duket vërtetë tërheqëse në to.

Protesta te selia e PD-së, Armina Mevlani komenton situatën: Opozita false e mbështetur nga Policia e Shtetit dhe opozita e vërtetë e dhunuar Protesta te selia e PD-së, Armina Mevlani komenton situatën: Opozita false e mbështetur nga Policia e Shtetit dhe opozita e vërtetë e dhunuar

Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi krahasuese të kohës së atëhershme me të tashmen, duke treguar kështu se ndryshimi nuk është edhe aq i madh për sa i përket dukjes atraktive.

Armina Mevlani në 2022 (Foto: Armina Mevlani/Instagram)

“Është viti 2004, jam në klasë të shtatë dhe jeta është e bukur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Me siguri se në atë kohë, Armina nuk e parashikonte që e ardhmja e saj do të ishte e suksesshme, nisur nga vet fakti që pesë vite më vonë do të fitonte kurorën e “Miss Albania Wolrd”. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)

The post Armina Mevlani rikrijon një veshje të saj nga klasa e shtatë appeared first on Telegrafi.