Arrestimet e ish-zyrtarëve të Telekomit, Policia jep detaje

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditura detaje për rastin e djeshëm, ku katër persona ish-zyrtarë në Telekomin e Kosovës u arrestuan nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.

Sipas raportit të Policisë, ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës mbi 300 mijë euro.

VIDEO:

Katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit të Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit të Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare

“Prishtinë (NN) 27.05.2020-13:00. Gjatë kontrollit në dy lokacione,  janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se  të njëjtit në bashkëveprim kanë   falsifikuar dokumente duke  shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës në shumën  prej 327.514 €.  Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/     

The post Arrestimet e ish-zyrtarëve të Telekomit, Policia jep detaje appeared first on Telegrafi.