Arrestohet burri që therri me thikë gruan e tij në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin i cili gjatë së mërkurës ka therur me thikë gruan e tij në Gjakovë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa thika është konfiskuar.

VIDEO:

Rasti po vazhdon të hetohet.

Gjakovë 31.03.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm. Thika është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Insajderi.com