Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur

arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ku nën kërcënimin e armës ka grabitur parash dhe një telefon.

VIDEO:

Policia e Kosovës ka reaguar shpejt dhe kanë arrestuar personin e dyshuar, të cilit i janë sekuestruar një shumë e parave dhe një telefon.

Personi i dyshuar është K.K 30 vjeç shtetas i Kosovës, ndërsa është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë: 

Arrestohet një personi i dyshuar për grabitje të armatosur
Prishtinë, 15 janar 2022-Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Fushë Kosovë, ku ankuesit (mashkull), nën kërcënimin e armës, i janë grabitë një shumë parash dhe një telefon.
Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave.
Personi i dyshuar :
-K.K, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, po kryejn procedurat e nevojshme policore.