Arrestohet në Izbicë i dyshuari për krime lufte

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt, nën dyshimin se i njëjti gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, njofton Insajderi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VIDEO:

“Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN.   Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com