Arrestohet një oficer ushtarak italian, kishte shitur dokumente sekrete te Rusia

spiunazh

Një oficer ushtarak në Itali është arrestuar me akuzë se ka dorëzuar dokumente sekrete te një zyrtar ushtarak rus, raporton Policia e Italisë, transmeton BBC. 

VIDEO:

Personi është arrestuar nga policia ushtarake me dyshime për krime serioze të lidhura me spiunazh dhe sigurim shtetëror.

Zyrtari rus, që raportohet se ka punuar në Ambasadën e Rusisë në Itali, pritet të dëbohet.

Ambasadori i Rusisë, Sergey Razov, është ftuar në Ministrinë e Jashtme në Romë.

Policia ushtarake e Italisë ka vepruar “gjatë një takimi klandestin mes të dyve, të kapur menjëherë pas dorëzimit të një dokumenti nga oficeri italian në shkëmbim të një sasie të parave”, thuhet në deklaratë të Policisë.

Gazeta italiane “Corriere della Sera”, ka raportuar se letrat e konfiskuara në apartamentin e oficerit ushtarak sugjerojnë se ai ka bartur sekrete të NATO-s, duke rrezikuar edhe sigurinë nacionale të shteteve tjera.