Arrestohet një person-tentoi të kontrabonte dy të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten rreth orës 12:01 në pikën e Kalimit Kufitar në Merdare gjatë procedurës së kontrolles ka ndalur një veture më targa italianë dhe ka arrestuar një person, i cila dyshohet se po dërgonte dy të mitur në mënyre ilegale në Itali, shkruan Insajderi.

Sipas  raportit të dërguar për media policia ka thënë së në veturë ishin pesë persona dy shtetas të Sllovakisë (nënë e djalë, vitet e lindjes 1986 dhe 2017), një mashkull kosovar Q.P. viti i lindjes 1996 dhe dy të mitur meshkuj kosovarë.

VIDEO:

“Policia gjatë trajtimit të personave krijojnë dyshimin se mund të jetë ky një rast i trafikimit me emigrant. Policia ka intervistuar të dyshuarin Q.P. në prezencë të avokatit të tij. Po ashtu janë intervistuar edhe dy viktimat (të miturit, meshkuj kosovarë) në prezencë të prindërve të tyre”, thuhet në njoftim.

Gjatë procedurave të intervistimit dhe provave tjera, dyshohet se dy të miturit, meshkuj kosovarë, kishin marrëveshje paraprake me të dyshuarin që të dërgoheshin në Itali pa poseduar dokumente për të lëvizur në zonën shengen.

Me tej, është shkruar se për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare me aktvendim të së cilës i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me emigrant’./Insajderi.com