Arrestohet një qytetar në Prishtinë – Policia jep detaje

Një qytetar është arrestuar nga Policia e Kosovës të mërkurën për të dytën herë, pas denoncimit të një rasti të dhunës në familje.

I njëjti ishte arrestuar edhe gjatë së martës, dhe ishte dërguar në qendër të mbajtjes.

VIDEO:

Por, pasi kishte shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty. Përkundër rrethanave të krijuara policia  është  vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë”, tha ajo.

Aktualisht janë duke u trajtuar rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja me qëllim zbardhjen e plotë të tyre./Insajderi.com